Në zbatim të Ligjit Nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu IV, neni 22 “Pranimi ne Shërbimin Civil”; Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr.243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” Kreu II, VKB Nr.156, datë 14.12.2020, “Për miratimin e buxhetit për vitin 2021 dhe numërit total të punonjësve të Bashkisë Kurbin, dhe Agjensive në varësi”, Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr.5 datë 05.01.2021 “Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë Kurbin, Institucioneve dhe Agjensive në varësi dhe klasat e pagave për Nëpunësit Civile në Bashki dhe Njësitë Administrative për vitin 2021”, si dhe Urdhërit Nr.144, datë 14.06.2021 “Për krijimin e komitetit të pranimit, ngritjes në detyrë, dhe lëvizjes paralele për Nëpunësit Civile në Bashkinë Kurbin; Bashkia Kurbin njofton se në administratën e saj ka 2 (dy) vend të lirë pune në kategorinë ekzekutive në grupin e pozicionit të administrimit të posacëm, në pozicionin e mëposhtëm:
– Specialist i Emergjencave Civile, “Drejtoria e Shërbimeve Publike”
– Specialist Strehimi, “Drejtoria e Shërbimeve Publike”
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civilë të kategorisë së nivelit ekzekutiv në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
A-Lëvizja paralele :
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:
1. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
2. Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.
Kërkesa të veçanta për këtë vend pune janë :
- Arsimi i Lartë në Shkencat :-Financë-Kontabilitet /Ekonomik/ Shkenca Politike me Diplomë Master Profesional ose Bachelor apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, për pozicionet:
- Specialist i Emergjencave Civile, “Drejtoria e Shërbimeve Publike”
- Specialist Strehimi, “Drejtoria e Shërbimeve Publike”
- Të ketë përvojë pune më shumë se 1 vit në administratën publike; (avantazh).
- Zotërimi një gjuhe të huaj BE, (përbëjnë avantazh);
- Përbën avantazh kryerja e kualifikimeve të ndryshme ,brenda fushës;
- Të njohë e përdorë shumë mirë programet bazë në kompjuter;
- Të zotërojë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese, raportuese, komunikimi me gojë/shkrim, inisiative, i hapur ndaj çdo sfide me aftësi përshtatjeje ndaj ndryshimeve për transferimin e personelit, si dhe aftësi për të punuar në grup;
- Paga e pozicionit, kategoria :IV-a.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
Për Pozicionin e punës Specialist i Emergjencave Civile, “Drejtoria e Shërbimeve Publike”
- Punon për organizmin dhe bashkrëndimin e punëve për hartimin e planeve të përgatitjes për Emergjencat Civile në Bashki dhe për zbatimin e masave të mbrojtjes;
- Bën studimin e zonës për mundësitë e përfshirjes së saj në zonat e prekura nga emergjencat civile;
- Mban kontakte me Përgjegjësin e Sektorit të Emergjencave Civile në mënyrë që të siguroj koordinimin e duhur në marrjen dhe dhënien e informacioneve në interes të realizimit të detyrave dhe objektivave të sektorit;
- Bazuar në studimet e bëra dhe përvojën e mëparshme bën kërkesë për mbështetje buxhetore për përballimin e rasteve të fatkeqësive natyrore për komunitetin e zonës;
- Zbaton rekomadimet apo sugjerimet e eprorëve me qëllim përmisimin e praktikave apo procedurave të zbatuara.
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
- Për Pozicionin e punës Specialist Strehimi, “Drejtoria e Shërbimeve Publike”
- Identifikon nevojat për strehim, sipas programeve të hartuara në bazë të ligjit në fuqi për popullsinë nën juridiksionin territorial të tyre;
- Harton programe afatshkurtër dhe afatgjatë për strehimin dhe projekte bazuar në burimet financiare;
- Paraqet kërkesat pranë ministrit që mbulon fushën e strehimit, për financime, investime dhe subvencione;
- Krijon dhe administron, në nivel vendor, bazën e të dhënave për familjet që përfitojnë;
- Siguron ndërtimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e banesave sociale me qira.
III– Dorëzimi i dokumenteve: Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokoll-Arkivit :
- Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
- Një kopje të jetëshkrimit(CV);
- Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;
- Fotokopje e diplomës (e noterizuar), nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njesuar pranë Ministrisë së Arsimit;
- Fotokopje e diplomës me listën e notave (të noterizuar), nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore ;
- Fotokopje të një vlerësimi vjetor;
- Aktin e emërimit si nëpunës civil;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
- Fotokopje të kartës së identitetit.
Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 14.10.2021.
IV–Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedures së lëvizjes paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në date 19.10.2021, nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit të dhe në stendën e informimit të publikut. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve pune nga data e depozitimit të saj. Konkurrimi-Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë (salla e mbledhjeve) në datën 29.10.2021 ora 10.00.
V/-Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:
- Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
- Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”(I azhornuar);
- Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
- Kodin e Proçedurave Administrative;
- Ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”;
- Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”
- Ligjin 9367,date 07.04.2005”Për parandalimin e konfliktit të interesit( I ndryshuar);
- Rregulloren e Brendshme të Bashkisë
· V/2-Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Kandidatët do të vlerësohen nga Komisioni i Brendshëm,ngritur pranë Bashkisë Kurbin, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 10 pikë për vlerësimin e jetëshkrimit (cv), 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse (organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve), 5 pikë për vlerësimet positive.
60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë; Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin ku ka konkurruar “Specialist i Veprimeve me Financën”, tek Drejtoria e Planifikimit të të Ardhurave, “Specialist Regjstri”, tek Drejtoria e Planifikimit të të Ardhurave në administratën e Bashkisë Kurbin.
Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 23 Kreu II të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr.242, Datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”.
V/3-Lista e fituesve do të shpallet në datën 03.11.2021. Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 03.11.2021.
B- Procedura e Pranim ne Sherbimin Civil :
Nëse Komisioni i Brendshëm përfundon procedurën e lëvizjes paralele pa asnjë të përzgjedhur, rinis procedura nëpërmjet procedurës së Pranimit në Shërbimin Civil . Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë edhe jashte sherbimit civil.
Dokumentet dorëzohen, në zyrën e Protokoll-Arkivit 14.10.2021 te Bashkise Kurbin .
Ne datën 19.10.2021, do te shpallet lista e verifikimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit për publikun. Këta do të jenë ata që plotësojnë të gjitha kërkesat e përgjithshme e të veçanta , të kërkuara më sipër.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
Konkurrimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, me datë 27.10.2021, Ora 1000, Salla e Mbledhjeve në Bashki.
Faza e vlerësimit me procedurë e Pranimit në Shërbimin Civil, me totalin e pikëve prej 100 pikë, është e strukturuar si vijon:
a)20 pikë për dokumentacionin;
b)40 pikë për vlerësimin me shkrim;
c)40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë.
Data e daljes së rezultateve të konkurrimit me procedurën e Pranimit në Shërbimin civil:
a) Lista e fituesve me mbi 70 pike (mbi 70% te pikëve), do të shpallet me date 29.10.2021.
b) Njoftimi do te bëhet : në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 29.10.2021.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën: Bashkia Kurbin email bashkiakurbin@gmail.com