Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit të procedures të pranimit në shërbimin civil, për pozicionin;
- Specialist, Sektori i Përpunimit, Drejtoria e Arkivit
janë:
- Alketa Mara
- Arlind Kapllani
- Flutura Mateli
- Kesiana Zeneli
- Leonora Laçi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në:
- ambientet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;
- datën:
- 06.10.2021;
- ora: 10:00
Për shkak të situatës së pandemisë COVID-19, kandidatët e kualifikuar, përpara dhe gjatë testimit do ti nënshtrohen protokolleve dhe rregullave të miratuara për masat higjeno-sanitare dhe distancimin social.