Bashkia Vau Dejës në zbatim të nenit 25 të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Kreut IV, pika 2 e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së verifikimit paraprak për lëvizje paralele, njofton se për pozicionet:
- Specialist në Sektorin e Buxhetit dhe Financës
- Specialist në Sektorin e Kontrollit dhe Borxhit Tatimor
Mbyllet procedura e lëvizjes paralele për kategorinë ekzekutive pa konkurentë dhe pa fitues.