Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i
ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se:
– Znj. Ilda Nesturi do të vazhdojë konkurimin në procedurën e lëvizjes paralele brenda së njejtës kategori.
Konkurimi:
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (Salla e Mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 01.10.2021, ora 12:00.

Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Lëvizje Paralele (KPLP), nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë në: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për
trajnime dhe kualifikime në fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer.
b. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë.
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Inspektor i Kontrollit të Shërbimeve Postare dhe Regjistrarëve të domain.al.
Në rast se rezultojnë fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikeës 23, Kreu II të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar.

Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 01.10.2021.
Njoftimi fituesit do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 07.10.2021.