Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshilli të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 14 datë 27.05.2021 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të arsimit dhe formimit professional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së njësisë së zhvillimit të ofruesve të arsimit dhe formimit professional dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”,
Ofruesi publik i AFP-së shkolla profesionale “Sali Ceka” Elbasan , ju njofton krijimin e vendit të lirë për pozicionet mësimdhënës të kulturës profesionale :
- Mësimdhënës të praktikës profesionale në degën Instalues i Sistemeve Termo-hidraulike – 1 person
- Mësimdhënës të praktikës profesionale në degën Hoteleri-Turizem profili Kuzhinë Pastiçeri -1 person
- Mësimdhënës të praktikës profesionale në degën Hoteleri-Turizem në profilin Shërbime në Hoteleri-Turizëm në Bare dhe Restorante -1 person.
- Mësimdhënës i teorisë profesionale në degën TIK. – 1 person
- PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR
- Njoftim per vend te lire, Shkolla Profesionale Sali Ceka, Elbasan
- Njoftim per vend te lire, Shkolla Sali Ceka Elbasan