Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, Vendimit të Këshilli të Ministrave nr.554, datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, Urdhërit të Kryeministrit nr.172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 34, datë 14.09.2020 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës” i ndryshuar, shkresës nr.2675/1 prot, datë 17.08.2021 “Njoftim për vend të lirë pune” të AKPA-s dhe Vendimit të Komisionit të Vlerësimit nr.2675/6 prot, datë 08.09.2021 për pozicionin e punës: Arkivist/protokollist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Tiranë (vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së punonjësit të emëruar në këtë pozicion),
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ju njofton emërimin e kandidatit si më poshtë:
- Emërimin e përkohshëm në detyrë të Znj.Bukuroshe Hila, në pozicionin e punës, Arkivist/protokollist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Tiranë, (vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së punonjësit të emëruar në këtë pozicion).
PER ME SHUME KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR