Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si dhe në vijim të nevojës për mbulimin e pozicioneve vakante në disa nga Drejtorit/Zyrat Vendore të ASHK-së, por duke u përpjekur gjithashtu për të garantuar konkurencë cilësore midis kandidatëve, shpallim zgjatjen e afatit të pranimit të kandidaturave për pozicionet vakante më poshtë deri më 23.09.2021;
- Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Vlorë
Zëvëndës Drejtor (1); në profilet: gjeodezi, inxhinieri, drejtësi, ekonomi, administrimi publik, Kategoria: III-b. Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.
Përgjegjës Sektori (2); në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Jurist; Kategoria: III-b. Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.
Përgjegjës Sektori (1), në profili: Jurist; Kategoria: III-b. Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.
Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë; Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
- Në Zyrën Vendore të ASHK-së Himarë:
Specialist (1), në profilin: Jurist Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
- Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Tepelenë
Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Jurist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR 2021-08-06- Shpallje vende vakante – VL, TP (shtyrje)