Bazuar në nenin 64 të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 142, datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucioneve të pavarura”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 165, datë 02.03.2016 “ Për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrative të vetëqeverisjes vendore”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 111 datë 23.02.2018 “Për krijimin dhe funksionimin e fondit social“, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 150 datë 20.03.2019 “Për metodologjinë e llogaritjes së fondeve për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror”, në Vendimin e Këshillit të Bashkisë nr. 147 datë 28.12.2020 “Mbi miratimin e buxhetit vjetor 2021 të Bashkisë Korçë”, Vendimin e Këshillit te Bashkisë nr. 59 datë 03.06.2021 “Për miratimin e fondit për realizimin e projektit “Qendra e shërbimeve mbëstetëse për fëmijën dhe familjen me bazë komunitare” në Bashkinë Korçë të financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, në Vendimin e Këshillit të Bashkisë nr. 60 datë 03.06.2021 “Për disa ndryshime në VKM nr. 147 datë 28.12.2020 për miratimin e buxhetit vjetor 2021 të Bashkisë Korçë”, në urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Korçë nr. 23 datë 12.01.2021 “Për miratimin e strukturës së administratës së Bashkisë Korçë për vitin 2021”, në shkresën me nr. prot. 333/25 datë 15.04.2021 “Akordimi i fondeve për financim në ofrimin e shërbimeve të përkujdesit shoqëror në bashki” të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në shkresën me nr. prot. 630/26 datë 09.04.2021 “Transferim fondesh për financimin e ofrimit të shërbimeve të kujdesit shoqëror në bashki” të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bashkia Korçë do të fillojë proçedurat për plotësimin vendit vakant në Drejtorinë e Kujdesit Social, si më poshtë:
- 1 Psikolog për prindërit në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse për Fëmijët dhe Familjet me bazë komunitare në Drejtorinë e Kujdesit Social
- 1 Psikolog për fëmijët dhe të rriturit në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse për Fëmijët dhe Familjet me bazë komunitare në Drejtorinë e Kujdesit Social
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR shpallja sektori i femijeve dhe familjeve psikologet