Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015 “ Për pranimin, lëvizjen paralele,periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore pranë Bashkisë Pogradec, njofton se :
Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për lëvizje paralele, për këto proçedura nga nëpunës civilë të së njëjtës kategori,vazhdon proçedura për pranimin në shërbimin civil. në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil, për pozicionin si më poshtë :
1 (Një) Pozicion – Specialist për supervizim shërbimesh në Drejtorinë e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit, Kategoria e pagës IV-a.