BASHKIA HIMARË REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

–           Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin: Përgjegjës i njësisë së integrimit evropian dhe investimeve të huaja, në drejtorinë e integrimit dhe zhvillimit ekonomik e social., është:

 

  1. Uran Dulaj

 

  1. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 07.09.2021 ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.
  2. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 07.09.2021 ora 13:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.
    • Specialist gjeodez, në sektorin e mbrojtjes dhe menaxhimit të tokës, në drejtorinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të tokës, pyjeve dhe kullotave

     

    Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,

    Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, është:

     

    • Shyqyri Çeloaliaj

     

    • Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 07.09.2021 ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.

    Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 07.09.2021 ora 12:00 në ambientet e Bashkisë Himarë