BASHKIA SKRAPAR REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 32, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VIII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, pranë Institucionit Bashkia Skrapar , në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit të lartë drejtues, ju njofton se, për pozicionin:

 

  • Sekretar i Përgjithshëm, në Bashkinë Skrapar – kategoria – I-B

 

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Bashkisë Skrapar info@bashkiaskrapar.gov.al ose ne bashkiacorovode@ymail.com si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.Bashkiaskrapar.gov.al