Komisioni i Prokurimit Publik REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 9 të kreut VII të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar,

 

Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

Specialist IT, pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse dhe Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e  Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-b

 

Nuk ka kandidatura të paraqitura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 25.08.2021 do të njoftohen nëpërmjet portalit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar,

 

Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

Përgjegjës, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse dhe Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-a

Nuk ka kandidatura të paraqitura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 25.08.2021 do të njoftohen nëpërmjet portalit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë në shërbimin civil, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.