Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut IV, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, njofton se, për pozicionin:
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Buxhetit dhe Financës, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Kategoria III-b
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:
- Erjola Çeça (Shehu)
- Nevila Çobaj
- Orjola Saraçi (Gumeni)
- Risilda Veshi
- Mimoza Çorbaxhiu
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 01.09.2021, ora 10:00 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 01.09.2021, ora 12:00 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë