Në zbatim nenit 22, 23, 24, 25 të Ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të punës në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese të Nëpunësve Civil, ndryshuar me VKM nr. 748, dt. 18.12.2018, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mirditë njofton se për pozicionin:
- “Përgjegjës” – Sektori i Buxhetit, pranë Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit
– Bashkia Mirditë.
Kandidatët që plotësojnë kushtet për klasifikim paraprak, për të vazhduar konkurimin për fazën e testimit me shkrim janë:
- Duke qenë se nuk paraqiti interes për këtë pozicion pune asnjë punonjës në Procedurën e Lëvizjes Parale apo Ngritjes në Detyrë, por ka aplikuar e quajtura Zj. Blerina Lekgegaj, jashtë Shërbimit Civil e cila plotëson kriteret e kërkuara.
Testimi me shkrim do të zhvillohet me dt. 17.08.2021, në Sallën e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, pranë Godina e Shërbimit të Qytetarëve, Kati I-rë, ora 13:30.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në të njejtin ambient (si më sipër!), në një datë që do t’u njoftohet kandidatëve, sipas ecurisë së procedurës konform VKM nr. 242 dt.18.03.2015 “Për procedurat e plotesimit të vendeve të punës në kategorinë ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me VKM nr. 748, dt.18.12.2018.
Në zbatim nenit 22, 23, 24, 25 të Ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të punës në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese të Nëpunësve Civil, ndryshuar me VKM nr. 748, dt. 18.12.2018, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mirditë njofton se për pozicionin:
- “Përgjegjës” – Njësia e Auditit të Brendshëm – Bashkia Mirditë.
Kandidatët që plotësojnë kushtet për klasifikim paraprak, për të vazhduar konkurimin për fazën e testimit me shkrim janë:
- Nuk është paraqitur asnjë kandidat/konkurent që plotëson kushtet dhe kriteret e kërkuara sipas ligjit nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” ndaj proçedura e ngritjes në detyrë konsiderohet e dështuar!