Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe VKM nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e provës dhe emërimin në kategorine
ekzekutive”i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se:
– Znj. Aferdita Gjongecaj do të vazhdojë konkurimin në procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë ekzekutive.
Konkurimi – Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 13.08.2021 ora 11:00.
Kandidatet do të vlerësohen nga Komisioni i Brendshem i ngritur në AKEP, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë për përvojen, 10 pikë për trajnime dhe kualifikime në fushën përkatese, si dhe 10 pike për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i certifikimit nuk është
kryer.
b. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist i Administrimit të Planit të Numeracionit.
Në rast se dalin fitues me shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikes 13, Kreu IV të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin,
levizjen paralele, periudhen e proves dhe emerimin në kategorine ekzekutive” i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 13.08.2021.