Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë
ekzekutive” si dhe Vendimit të Komitetit të Pranimit për Lëvizjen Paralele, AKEP përcjell fituesin për konkursin “lëvizje paralele brenda së njëjtës kategori”, për pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Administrimit dhe Koordinimit të SRF, në Drejtorinë Teknike.
KOMITETI I PRANIMIT PËR LËVIZJEN PARALELE në përfundim të procedurës së konkurrimit duke vlerësuar dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati dhe intervistën me gojë të
zhvilluar në AKEP shpall fitues të konkursit si më poshtë:
– Znj. Lida Toska fituese për pozicionin me 88 (tetëdhjetë e tetë.) pikë