AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”

 

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të fazes të dytë të  vlerësimit, të kandidatit të kualifikuar, nëpërmjet intervistës me gojë, për procedurën e lëvizjes paralele në kategorine ekzekutive, për pozicionin Specialist në Sektorin e Sigurisë Fizike dhe Qarkullimit të Informacinit të Klasifikuar, njofton se:

 

Komisioni i Brendshëm i Pranimit për Lëvizjen Paralele(KPLP) vendosi përfundimin e fazës së vlerësimit të kandidatit pa të përzgjedhur fitues, meqënës kandidati i kualifikuar dhe i intervistuar nuk mori mbi 70 pikë për t’u emëruar në pozicionin Specialist në Sektorin e Sigurisë Fizike dhe Qarkullimit të Informacinit të Klasifikuar.