INSTITUTI I STUDIMEVE PËR KRIMET DHE PASOJAT E KOMUNIZMIT SHPALLJE FITUESI

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit njofton se Komisioni i Brendshëm i Pranimit, në përfundim të procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve fitues përkatësisht;

 

“Specialist Redaktor” 1 (një) në Drejtorinë e Studimeve, kategoria e pagës IV-a, pranë   ISKK-së.

 

– Lloji i diplomës “Shkenca humane ose sociale”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor

 

Duke u bazuar në dokumentacionin e konkurrimit bazuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe pikes 22 të Kreut VII, të VKM nr. 243 datë 18.03.2015,“Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“, si dhe në Ligjin nr. 10242, datë 25.02.2010 “Për Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri “.

 

VENDOSI:

Se në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, kandidati fitues është:

  1. Violeta Murati

Ankesat për rezultatet mund të bëhen brenda 5 (pesë) ditëve pranë KPP.