Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira
në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e
kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet:
1. Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse – Kategoria II-b.
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit. Pozicionet e mësiperme janë të hapura për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil