Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, datë 30.5.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu VI – “Nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues”, neni 20, 21 dhe 32 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë dhe anëtarve të TND-së ”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në mbështetje të vlerësimit të kryer nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit në Shërbimin Civil, pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, të kandidatëve për procedurën “Konkurim i hapur”, për 3 (tre) vende të lira pune në kategorinë e nëpunësve civilë të lartë drejtues, në pozicionin Inspektor pranë ILDKPKI, shpall:
Listën e kandidatëve fitues për pozicionin, Inspektor në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave si më poshtë;
- Adush Laha 77 (shtatëdhjetë e shtatë) pikë
- Emiljano Kondi 75 (shtatëdhjetë e pesë) pikë
- Romina Hoxha 72 (shtatëdhjetë e dy) pikë
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR NJOFTIM datë 25.6.2021