Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Shpallje fituesi

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe VKM-së nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se:
Znj. Elda Topi do të vazhdojë konkurimin në procedurën e lëvizjes paralele brenda së njëjtës kategori.
Konkurimi:
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 25.06.2021 ora 10:30.
Kandidatet do të vlerësohen nga Komisioni i Brendshem i ngritur në AKEP, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë për përvojen, 10 pikë për trajnime dhe kualifikime në fushën përkatese, si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për
vlerësimet e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
b. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin – – – Specialist i Zbatimit të Masave Rregullatore.
Në rast se dalin fitues me shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikes 13, Kreu IV të Vendimit të Keshillit të Ministrave nr. 243, date 18.03.2015, “Për pranimin,
lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emerimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 25.06.2021.
Njoftimi do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 30.06.2021.