Në zbatim të nenit 25 të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut VII të Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Nga procedura e lëvizjes paralele për pozicionet:
- 8 (Tetë) Administrator të Ndihmës në Njësitë Administrative Bogovë, Gjerbës, Zhep, Leshnje, Çepan, Vëndreshe, Potom, Qëndër.
- 9 (Nëntë) Inspektore Kadastre dhe Kontrolli Territori në Njësitë Administrative Bogovë, Gjerbës, Zhep, Leshnje, Çepan, Vëndreshe, Potom, Qëndër dhe Bashkia Skrapar, ne sektorin e Asistencës me Fermerin, Veterinerin në Drejtorinë e Planifikimit te Territorit Kadastër, Mjedis, Ujitje
- 8 (Tetë) punonjës në pozicionet
- Inspektor Menaxhimi Asetesh
- Koordinator Integrimi Evropian
- Koordinator i të Drejtës për Informim
- Specialist Emergjencash Civile
- Specialist Mbrojtja e Fëmijëve dhe Barazisë Gjinore
- Specialist Turizmi
- Specialist Transporti
- Inspektor Tatim Taksash
Njësia e Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit ne shërbimin civil.
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Bashkisë Skrapar ose emalin e personit përgjegjës tomorhoxha@yahoo.it si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.Bashkiaskrapar.gov.al