INSTITUTI I STUDIMEVE PËR KRIMET DHE PASOJAT E KOMUNIZMIT Rezultatet e verifikimit paraprak

Njësia e Burimeve Njerëzore, bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe të VKM 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet  vakant në ISKK të përcaktuar në Urdhrin e Brendshëm të Drejtorit Ekzekutiv të ISKK me Nr.14, datë 21.05.2021 për:

  • 1 (një) Përgjegjës Sektori, Sektori i Kërkimit Shkencor , në Drejtorinë e Studimeve, në ISKK.

Kategoria e pagës III-a.

Të diplomuar Niveli  Master  në degën Histori:

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin  për fazën e dytë të konkurimit  janë si më poshtë:

  1. Brisejda Lala
  2. Leonora Laçi

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 24.06.2021 ora 10:00 , kandidatët të cilët kanë grumbulluar  në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë, e cilat do të zhvillohet po në të njëjtën datë , ora 13:00 , në ambientet e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në adresën Rruga George.W.Bush, Godina e Institutit të Ish të Përndjekurve Politike, Kati i parë.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në adresën elektronike info@iskk.gov.al.

Njësia e Burimeve Njerëzore, bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“,  ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në ISKK të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Drejtorit Ekzekutiv të ISKK   Nr.15 , datë 21.05.2021  për:

I  “Specialist Redaktor” 1 (një) në Drejtorinë e Studimeve, kategoria e pagës IV-a, pranë   ISKK-së.

– Të diplomuar te niveli  Master Shkencor  në Shkenca Humane ose Shkenca Sociale:

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit janë si më poshtë:

  1. Klejda Plangarica
  2. Violeta Murati

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 25.06.2021 ora 10:00 , kandidatët të cilët kanë grumbulluar  në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë, e cilat do të zhvillohet po në të njëjtën datë , ora 13:00  , në ambientet e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në adresën Rruga George.W.Bush, Godina e Institutit të Ish të Përndjekurve Politike, Kati i parë.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në adresën elektronike info@iskk.gov.al.