BASHKIA KORÇË REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim  të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut  VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozicioneve:

 

  • 1 (një) Specialist për Mbledhjen dhe Përpunimin e të Dhënave Demografike etj., në Sektorin për Administrimin e Rregjistrit të Territorit, në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Kategoria e pagës III.b.

 

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.(Nuk ka aplikant)!

Në zbatim  të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut  VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozicioneve:

 

  • 1 (një) Specialist Projektues, në Sektorin e Planifikimit të Territorit, në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Kategoria e pagës III.b.

 

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.(Nuk ka aplikant)!

 

Vëmendje! Duke filluar nga data 21.06.2021, do të njoftohen në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

 

Në zbatim  të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut  VII, të Vendimit nr. 243 datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranëi të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

 

  • 1 (një) Specialist për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve, në Sektorin e Shërbimeve Sociale, në Drejtorinë e Kujdesit Social, kategoria a.

 

Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:

  • Nertila Lika

 

  • Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 06.2021, ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.
  • Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 06.2021, ora 13:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.