Mbështetur në ligjin nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, ligjin nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; VKM nr.108, datë 26.02.2014 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil”; Vendimin nr.48, datë 23.12.2020 ”Për miratimin e nivelit të pagave të administratës së bashkisë Fushë-Arrëz, njësive administrative dhe institucioneve të varësisë dhe funksioneve të deleguara, për vitin 2021”; urdhërin nr. 371, datë 17.12.2020, ‘Për miratimin e strukturës organizative të bashkisë Fushë-Arrëz, njësive administrative dhe institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë, për vitin 2021”, si dhe informacionin e Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore për pozicionet e lira në shërbimin civil në kategoinë ekzekutive, të ulët drejtuese dhe të mesme drejtuese, kryetari i bashkisë:
V E N D O S I
- Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim në shërbimin civil, në administratën e bashkisë Fushë-Arrëz dhe të njësive administrative përbërëse, për vitin 2021, pjesë e shërbimt civil, do të jetë 11 (njëmbëdhjetë) gjithsej, sipas kategorive të mëposhtme:
- Për kategorinë ekzekutive: 9 (nëntë).
- Specialist i Burimeve Njerëzore
- Specialist i kontrollit Ushqimor dhe Cilësisë
- Specialist i Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike
- Specialist i kontrollit të zhvillimit të territorit dhe sistemi GIS
- Specialist i Bordit të Kullimit dhe Bujqësisë
- Specialist IT, arsimit, kulturës
- Specialist i zyrës së integrimt europian dhe diasporës
- Specialist kadastre dhe GIS (Shërbimi pyjor)
- Specialist menaxhimi (shërbimi pyjor)
- Për kategorinë e ulët drejtuese: 2 (dy).
- Përgjegjës i sektorit të auditit të brendshëm
- Përgjegjës i sektorit të tatim taksave
- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Sektori i Burimeve Njerëzore.