BASHKIA KLOS SHPALLJE FITUESI

Njësia e Menaxhimit  të B.NJ. në Bashkinë Klos, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të procedurës së ankimimit për verifikimin paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

 

  • 1 (një) Specialist i Planifikimit dhe Ndjekjes së Investimeve në Sektorin e Planifikimit dhe Ndjekjes së Investimeve pranë Bashkisë Klos,

 

Kategoria e pagës IV-a,

 

kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit janë:

 

  • Baki Gjini

 

 

A.Testimi me shkrimi do të zhvillohet në datën 15.06.2021, ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Klos.

 

  1. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 18.06.2021, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Klos.
  2. Në zbatim të nenit 25 dhe 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Kreut II, III, të VKM-së nr. 242, datë 18/03/2015,të Kreut VII të VKM-së Nr. 243, datë 18/03/2015, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të B.NJ. në Bashkinë Klos, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionet:
    • 1 (një) Përgjegjës në Sektorin e Turizmit, Kulturës, Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bashkia Klos;
    • 1 (një) Përgjegjës në Zyrën e Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile, Bashkia Klos;

    Kategoria e pagës III-a/1,

    • 1 (një) Specialist i Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile në Zyrën e Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile, Bashkia Klos;
    • 1 (një) Specialist i Ujitjes dhe Kullimit në Sektorin e Ujitjes dhe Kullimit, pranë Drejtorisë së Zhvillimit të Bujqësisë dhe Pyjeve, Bashkia Klos.
    • 1 (një) Specialist i Ndihmës Ekonomike në Njësinë Administrative Suç, Bashkia Klos,

     

    Kategoria e pagës IV-a,

     

    nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.

    Vëmendje! Afati i dorëzimit të dokumentave, vendi, data dhe ora ku do të zhvillohet konkurimi me procedurën e Ngritjes në detyrë dhe Pranimit në Shërbimin Civil dhe mënyra e vlerësimit të kandidatëve, mbeten ato të shpallura në faqen zyrtare të Bashkisë dhe Portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit.