Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1. 638-Përgjegjës Sektori – Sektori i Monitorimit te Qendrave dhe Institucioneve, Drejtoria e Monitorimit te Puneve Publike, Drejtoria e Pergjithshme e Puneve Publike, Bashkia Tiranë – Kategoria: III-a
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1. 644- Përgjegjës Sektori – Sektori i sherbimit Social, Njesia Administrative Njesia Bashkiake nr.11, Bashkia Tirane – Kategoria: III-a
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
1. Eva Cepa
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 20/06/2021 13.00 Bashkia Tirane
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele njofton se për pozicionin/pozicionet:
634- Specialist – Specialist për Mbrojtjen e Fëmijëve, Zyra e Shërbimeve Sociale, Njësia Administrative Baldushk, Bashkia Tiranë – Kategoria: IV-a
Nuk ka kandidatë fitues.