Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë
18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të
lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për grupin e pozicioneve:
1. Specialist – Zyra Rajonale Statistikore Lezhe, Drejtoria e Statistikave Rajonale dhe Gjeoinformacionit, Drejtoria e Pergjithshme e Teknologjise se Informacionit dhe Mbledhjes se te Dhenave, Instituti Statistikave – Kategoria: IV-b
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë
18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucioneve përkatëse, ju njoftojnë se për pozicionet si vijon, kandidatët e kualifikuar për fazën e dytë të
konkurrimit, janë:
1. Specialist – Zyra Rajonale Korce (Kolonje), Drejtoria e Statistikave Rajonale dhe Gjeoinformacionit, Drejtoria e Pergjithshme e Teknologjise se Informacionit dhe Mbledhjes se te Dhenave, Instituti Statistikave – Kategoria: IV-b
Hysen Kobellari
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 17/06/2021 Ora 11:00 ne ambientet e Institutit te Statistikave
Vëmendje!! Duke filluar nga data 8/6/2021, do të njoftohen nëpërmjet faqes, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, në lidhje me numrin e vendeve të lira, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.