Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu VI – “Nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues”, neni 20, 21 dhe 32 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë dhe anëtarve të TND-së”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se:
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve të përcaktuara, shpall Listën e Kandidatëve, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta dhe që do të vazhdojnë konkurimin në procedurën “Konkurim i Hapur”, për 3 (tre) vende të lira pune të kategorisë së nëpunësit civilë të lartë drejtues, në pozicionin “ Inspektor ” pranë ILDKPKI, si më poshtë;
- Adush Laha
- Emiljano Kondi
- Romina Sopiqoti
- Romina Hoxha
- Margen Madhi
- Jona Shaba
- Yllka Kukalaj
Konkurimi- testimi me shkrim do të bëhet në datën 23.6.2021, në mjediset e ILDKPKI, në orën 10.00. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të shpallen në datën 25.6.2021.
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.ildkpki.al.