Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive Shkolla Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” Shkodër Shpallje fituesi

Në zbatim të Ligjit Nr.15/2019 “Për nxitjen e Punësimit”, Ligjit nr.15/2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të Këshilli të Ministrave nr.554, datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.11, datë 3.3.2020 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarinë e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit professional”, Urdhërit të Kryeministrit.172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar me Urdhërin nr.107, datë 13.08.2020 dhe shkresës nr. 147 prot., datë 24.05.2021 “Njoftim”, në Shkollën e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” Shkodër,  protokolluar në AKPA me nr.521/1 prot., datë 28.05.2021, ju lutem procedoni me shpalljen e njoftimit në portalin e AKPA-së, si më poshtë:

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ju njofton listën paraprake të kandidatit të kualifikuar për në fazën e dytë për pozicionin:

Mësimdhënës i teorisë profesionale, në drejtimin Ekonomi Biznes, me kohë të pjesshme, në Shkollën e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” Shkodër si më poshtë:

– Z. Kole Vladaj