Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; nenit 25 të Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”; si dhe Kreu VII “Lëvizja paralele.” të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive.”, i ndryshuar, njoftojmë përfundimin e procedurës për “Lëvizje paralele”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin Specialist protokoll – arshivë”, si më poshtë:
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist protokoll – arshivë”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 21.5.2021, janë: Z. Arjan Neli. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, u konstatua se kandidati i plotëson kushtet për lëvizje paralele dhe në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.”, kjo procedurë mbyllet me 1 (një) kandidaturë të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që është:
- Arjan Neli
Njoftojmë se, intervista me gojë do të zhvillohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës. Data dhe ora e intervistës do të publikohet pas datës 2.6.2021, në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës, si dhe në portalin e “Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.”
Kandidati i mësipërm konsiderohet i vlefshëm për këtë procedurë.