Bashkia Elbasan Vende te lira pune

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Bashkia Elbasan shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë ose pranim jashtë shërbimit civil për pozicionin:

  • Përgjegjës, Sektori i Informimit Qytetar në Drejtorinë e Informacionit– Kategoria  IIIA/1
  • Specialist, Sektori I Terrenit në Drejtorinë e Tatimeve, Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave – kategoria IIIB
  • 2 Specialist, Sektori I Pronave në Drejtorinë e Aseteve,Pronave dhe Strehimit – kategoria IIIB
  • Specialiste/ Arshiviste Teknike, Arshiva Teknike në Drejtorinë e Planifikimit të Territori dhe Projekteve – kategoria IIIB
  • Specialist, Sektori i Arsimit Parashkollor në Drejtorinë e Politikave të Arsimit dhe Edukimit – kategoria IIIB
  • Specialist Urbanistike në Lagjen nr 1 dhe 2 – Kategoria IIIB
  • Specialist, Sektori i Njësisë Prokurimeve në Drejtorinë e Prokurimeve Publike – Kategoria IVA
  • Drejtor, Drejtoria e Prokurimeve Publike – Kategoria II B 
  • Drejtor, Drejtoria e Shërbimeve Pyjore, Bujqësore, Veterinare dhe Mjedisore- Kategoria II B 
  • PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR Pershendetje