Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 38, datë 02.04.2021 për:
- I. Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi.
KONSTATOI:
I .Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi, nuk është depozituar asnjë aplikim.
Për këtë arsye procedura e konkurimit mbyllet.
Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përputhje me nenin 22 të Ligjit 152/2013,“Për Nëpunësin Civil“ i ndryshuar dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015,“Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar:
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi(Rihapur). Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Administrim Biznesi.
Mori pjesë kandidati si më poshtë:
- Artur Halilaj
Kandidati nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë
Konkursi mbyllet pa fitues.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjes paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 39, datë 06.04.2021 për:
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Drejtësi;
Plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidati:
- Alger Osmani
- Bardhi Koçi
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare;
Plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidati:
- Sadin Ahmagjokaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 02.06.2021, ora 10.00.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjes paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 40, datë 06.04.2021 për:
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Drejtësi;
Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidatët:
- Nexhmije Kuka
Testimi me shkrim do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 02.06.2021, ora 10.00.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.