Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 36, datë 30.03.2021 për:
I.Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore: Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Administrim Biznesi.
KONSTATOI:
I .Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore: Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Administrim Biznesi.
Plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidati:
- Mariola Llanaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet ditën e martë, më datë 28.05.2021, ora 10.00.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH për:
I.Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Kontabilitet.
KONSTATOI:
I .Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Kontabilitet, nuk është depozituar asnjë aplikim.
Për këtë arsye procedura e konkurrimit mbyllet.