KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr.152 datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut  VII,  të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele  periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:

 

Procedura e lëvizjes paralele për 1 (një) vend të lire pune të kategorisë ekzekutive, në pozicionin  Specialist në Sektorin e Dekriminalizimit në Drejtorinë e Juridike dhe Dokumentacionit Zgjedhor, përfundon pa kandidatë fitues.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut  III  të Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

 

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për vendin e lirë të punës drejtor në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financës, shpallim listën paraprake të kandidatëve që kualifikohen në fazën konkurimi – testimi  dhe intervistës së strukturuar  me gojë, si më poshtë;

 

  1. Besnik Çina
  2. Erjona Ahmetaj

 

 

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.cec.gov.al.