Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e
provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit për shërbimin civil në Bashkinë Lezhë të datës 13.04.2021, Njësia përgjegjëse në Bashkinë Lezhë,
në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për grupin e pozicioneve:
1. Specialist i Mbledhjes dhe Menaxhimit të Borxhit në Sektorin e Mbledhjes dhe Menaxhimit të Borxhit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a.
2. Specialist i Kontrollit dhe Verifikimit në Terren në Sektorin e Kontrollit dhe Verifikimit në Terren, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a.
Lista e kandidateve fitues është si më poshtë:
1. Agustin Zefi
2. Pavlin Marku
3. Izidora Frroku
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra.
Në zbatim të nenit 32, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VIII, të Vendimit Nr. 118, datë 05/03/2014, të Këshillit të Ministrave, Raportit të Komitetit të
Përhershëm të Pranimit në Bashkinë Lezhë të datës 13.04.2021 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë lartë drejtuese”,
Njësia Përgjegjese e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse e Bashkisë Lezhë, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë, për pozicionin Sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë Lezhë, njofton se:
Kandidati fitues është:
1. Z. Reinis Çela
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e marra.