KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr.152 datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut  VII,  të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele  periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:

 

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të kandidatëve për procedurën lëvizje paralele, për vendin e lirë të punës Specialist në Sektorin e Kontrollit Financiar në DKFAB, nuk është kualifikuar asnjë kandidaturë që përmbush kushtet minimale për konkurim.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al

Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr.152 datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut  VII,  të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele  periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:

 

Për procedurën e lëvizjes paralele për 1 (një) vend të lire pune të kategorisë ekzekutive, në pozicionin Specialist në Sektorin e Mjeteve dhe Materialeve Zgjedhore në DKMZ, në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.

Në zbatim të nenit 25 të ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut VII të vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:

 

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të kandidatëve që përmbushin kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për vendin e lirë të punës specialist/jurist në Sektorin e Dekriminalizimit në DJDZ, njësia përgjegjëse shpall listën paraprake të kandidatëve që kualifikohen në fazën e intervistës me gojë, si më poshtë;

 

  1. Greta Ruçi

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.