Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Shpallje fituesi

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë
ekzekutive” si dhe Vendimit të Komisionit të Brendshëm, AKEP përcjell fituesin për konkursin “lëvizje paralele brenda së njëjtës kategori”, për pozicionin Inspektor i Kontrollit të
Shërbimeve Postare dhe Regjistrarëve të domain.al, në Drejtorinë e Monitorimit, Kontrollit dhe Inspektimit.
KOMITETI I PRANIMIT PËR LËVIZJEN PARALELE në përfundim të procedurës së konkurrimit duke vlerësuar dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati dhe intervistën me gojë të
zhvilluar në AKEP shpall fitues të konkursit si më poshtë:

– Znj. Afërdita Gjongecaj fituese për pozicionin me 79 (shtatëdhjetë e nëntë) pikë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme
drejtuese” i ndryshuar dhe Vendimit të Komitetit të Pranimit për Ngritje në Detyrë AKEP përcjell fituesin për konkursin për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit, Kontrollit dhe Inspektimeve.
KOMITETI I PRANIMIT PËR NGRITJE NË DETYRË në përfundim të procedures së konkurimit të zhvilluar duke vlerësuar dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati, testimin me
shkrim dhe intervistën me gojë të zhvilluar pranë AKEP shpall fitues të konkursit si më poshtë:

– Z. Vasil Mitezi fitues për pozicionin me 89 (tetëdhjetë e nëntë) pikë