Në zbatim të Ligjit Nr.15/2019 ”Për nxitjen e Punësimit”,Vendimit Nr. 348, datë 29.4.2020 “ Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, Kreu III ”Rregullat dhe proçedurat për përftimin e programit të vetepunësimit” pika 9 gërma a) si dhe Rregullores Nr.2 Prot, datë 11.08.2020 “Per zbatimin e Programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, Neni 9 “Proçedura e përzgjedhjes së ekspertëve për vlerësimin e planit të biznesit”, pika 1 dhe 2 , Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive,
Njofton:
Hapjen e aplikimeve për ekspertë të jashtëm për vlerësimin e planeve të biznesit në fushat si me poshtë:
- Bar Kafe
- Parukeri
- Kurse të gjuhëve të huaja dhe informatike
- Autoservis
- Hidraulik
- Photo Both (foto çasti)
- Bletari
- Shërbim për pjekjen e ferligut (mishit në mënyrë tradicionale) dhe prodhimeve ushqimore tradicionale
- Guest House
- Hand Craft (kancelari)
- Fermë për rritjen e shpendëve
- Qendër Rehabilitimi PAK
- Fast-Food
- Krijimi i një Platforme Ëebsite
- Mobileri
- Shërbime Turistike
- Teatër Kukullash
- Palestër
- Shitje artikuj kozmetike
- Materiale Ndërtimi
- Shërbime online produkte të ndryshme
- Dyqanet agroushqimore
- Atelie modeling
- Punime artistike
- Pajisje klinike
- Tregti atlete –këpucë
- Robaqepsi
- Shërbime kopshtarie
- Tregti me pakicë
- Njësi tregtimi inputeve bujqësore
- Prodhim veshje intime
- Agjenci Eventesh
Detyrat
Në kuadër të vlerësimit të planit të biznesit, ekspertët duhet të vlerësojnë me pikë:
- Realizueshmëria financiare e biznesit;
- Burimet në dispozicion për themelimin e biznesit- objekti, pajisjet, furnizimet, stafi etj;
- Njohja e llojit përkatës të biznesit;
- Vlerësimi i tregut.
Kriteret E Kërkuara
- a) të ketë diplomë të studimeve universitare master i shkencave (ose të barasvlershëm me të),
b)Të jetë shoqëri tregtare ose person fizik;
Kriteret për vlerësimin e kandidatëve
-Të ketë të paktën tre vjet përvojë në vlerësimin e planeve të biznesit (në institucione mikro- kredie, bankë, kompani konsulence etj); (10 pikë)
-Të ketë ekspertizë të vërtetuar në një prej fushave; (25 pikë)
-Eksperiencë në hartimin e programeve të trajnimit në fushën e zhvillimit të biznesit; (25 pikë)
– të paktën një rekomandim ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm.
; (10 pikë)
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentata si më poshtë:
- CV
- Fotokopje të diplomës;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Nipt ose Licence;
Të gjitha dokumentacionet duhet të jenë të origjinale ose të noterizuara.
Kohëzgjatja
Kohëzgjatja e këtij shërbimi do të jetë 8 (tetë) ditë pune.
Të tjera
Shpërblimi për angazhimin në këtë veprimtari rregullohet sipas Vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 348, datë 29.04.2020Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, kreu II,pika 4. –Shpenzimet për vleresimin e planit të biznesit të të gjithë pjesmarrësve, në vlerën jo më shumë se 3000 (tre mijë) lekë për çdo plan biznesi,sipas çmimeve të tregut për këte lloj ekspertize.
Përzgjedhja, afati i dorzimit dhe komunikimi me aplikantët
Seleksionimi i kandidaturave do të kryhet nga Komisioni i ngritur në Agjncinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Aplikantet duhet te dorezojne brenda 3 (tre) diteve pune dokumentacionin e kërkuar.
Vetëm kandidaturat e përzgjedhura do të njoftohen.
Shpallja e njoftimit
Ky njoftim i fillon efektet nga data e publikimit të njoftimit në Buletinin e Prokurimeve Publike.
Njoftimi gjendet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik.