Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në përfundim të procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve fitues përkatësisht;
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Auditues i I(parë)/Jurist në Departament Auditimi.-Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Drejtësi.
Duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e konkurrimit, bazuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, në VKM nr. 243, datë 18. 03. 2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar,
VENDOSI:
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Auditues i I(parë)/Jurist në Departament Auditimi.-Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Drejtësi, të shpallë fitues:
- Rezario Kuçaj …………………………………………. 85 pikë
Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në përfundim të procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve fitues përkatësisht;
- Për 1 (një) vend në pozicionin e pozicionin e Drejtorit të Departamentit Juridik. -Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi;
Duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e konkurrimit, bazuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, në VKM nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” i ndryshuar, si dhe në Ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”;
VENDOSI:
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit Juridik. -Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi, të shpallë fitues:
- Flavjo Xhuveli …………………………………………. 94 pikë