Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për pranimin në shërbimin, civil të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:
- Specialist në Sektorin e Përgatitjes Dokumentacionit dhe Përfaqësimit në Gjykatë, Drejtoria e Shërbimeve Juridike, Departamenti i Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, (kategoria III-b, niveli ekzekutiv).
Procedura e pranimit në shërbimin civil përfundoi pa kandidat të kualifikuar.