Në mbështetje të ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, neni 19 pika 1; të ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në RSH”; të ligjit nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar; të ligjit nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, i ndryshuar; të ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; të ligjit nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar; të ligjit nr.9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar; të VKM-së nr.81 datë 14.02.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara”, pika 10; të VKM-së nr.187 datë 08.03.2017 “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, Zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve, në Kryeministri, aparatet e Ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucionet në varësi të Kryeministrit, institucionet në varësi të Ministrave të linjës dhe administratën e Prefektit”, i ndryshuar; të Urdhërit të Kryeministrit nr.3 datë 12.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara”; të Rregullores “Për metodat e brendshme të punës dhe për sjelljen e personelit të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP)” miratuar me Urdhër të Ministrit të Brendshëm nr.365 datë 16.04.2019; të Urdhërit të Brendshëm nr.505prot. datë 04.03.2021 “Për miratimin e Manualit për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe procedurave, për plotësimin e vendeve të lira të punës në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara”; Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) shpall 6 (gjashtë) vendet e lira të punës, si vijon:
- Koordinator/e, Drejtoria e Zhvillimit të Prokurimeve – kategoria e pagës III-a – 1 (një) vend
- Specialist/e, Drejtoria Teknike – kategoria e pagës III-b – 4 (katër) vende
- Specialist/e, Sektori i Monitorimit të Kontratave – kategoria e pagës III-b – 1 (një) vend
- PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR Njoftim per vende te lira pune