AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE
Thirrje për aplikim për ekspertë të jashtëm
Në zbatim të Ligjit Nr.15/2019 ”Për nxitjen e Punësimit”, Vendimit Nr. 348, datë 29.4.2020 “ Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, Kreu III ”Rregullat dhe proçedurat për përftimin e programit të vetepunësimit” pika 9 gërma a) si dhe Rregullores Nr.2 Prot, datë 11.08.2020 “Për zbatimin e Programit të Nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, Neni 9 “Proçedura e përzgjedhjes së ekspertëve për vlerësimin e planit të biznesit”, pika 1 dhe 2 , Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive:
NJOFTON:
Hapjen e aplikimeve për ekspertë të jashtëm për vlerësimin e planeve të biznesit në fushat si me poshtë:
- Bar Kafe
- Parukeri
- Kurse të gjuhëve të huaja dhe informatike
- Autoservis
- Hidraulik
- Photo Both (foto çasti)
- Bletari
- Shërbim për pjekjen e ferligut (mishit në mënyrë tradicionale) dhe prodhimeve ushqimore tradicionale
- Guest House
- Hand Craft (kancelari)
- Fermë për rritjen e shpendëve
- Qendër Rehabilitimi PAK
- Fast-Food
- Krijimi i një Platforme Website
- Mobileri
- Shërbime Turistike
- Teatër Kukullash
- Palestër
- Shitje artikuj kozmetike
- Materiale Ndërtimi
- Shërbime online produkte të ndryshme
- Dyqanet agroushqimore
- Atelie modeling
- Punime artistike
- Pajisje klinike
- Tregti atlete –këpucë
- Robaqepsi
- Shërbime kopshtarie
- Tregti me pakicë
- Njësi tregtimi inputeve bujqësore
- Prodhim veshje intime
- Agjenci Eventesh
DETYRAT
Në kuadër të vlerësimit të planit të biznesit, ekspertët duhet të vlerësojnë me pikë:
- Realizueshmëria financiare e biznesit;
- Burimet në dispozicion për themelimin e biznesit- objekti, pajisjet, furnizimet, stafi etj ;
- Njohja e llojit përkatës të biznesit;
- Vlerësimi i tregut.
KRITERET E KËRKUARA
-Të jetë shoqëri tregtare ose person fizik;
-Të ketë të paktën tre vjet përvojë në vlerësimin e planeve të biznesit (në institucione mikro-kredie, bankë, kompani konsulence etj);
-Të ketë ekspertizë të vërtetuar në një prej fushave.
-Të jetë objektiv, i paanshëm dhe profesional;
-Eksperiencë në hartimin e programeve të trajnimit në fushën e zhvillimit të biznesit;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentata si më poshtë:
- CV
- Fotokopje të diplomës;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Nipt ose Licence ;
Kohëzgjatja
Kohëzgjatja e këtij shërbimi do të jetë8 (tetë) ditë pune.
Të tjera
Shpërblimi për angazhimin në këtë veprimtari rregullohet sipas Vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 348, datë 29.04.2020Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, kreu II,pika 4. –Shpenzimet për vleresimin e planit të biznesit të të gjithë pjesmarrësve, në vlerën jo më shumë se 3000 (tre mijë) lekë për çdo plan biznesi,sipas çmimeve të tregut për këte lloj ekspertize.
Përzgjedhja, afati i dorëzimit dhe komunikimi me aplikantët
Seleksionimi i kandidaturave do të kryhet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.
Aplikantet duhet te dorezojne brenda 3 (tre) diteve pune dokumentacionin e kërkuar.
Vetëm kandidaturat e përzgjedhura do të kontaktohen.
Shpallja e njoftimit
Ky njoftim i fillon efektet nga data e publikimit të njoftimit në Buletinin e Prokurimeve Publike.
Njoftimi gjëndet dhe në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit akpa.gov.al