BASHKIA HIMARË REZULTATET E VERIFIKIMIT

  • Inspektor i vlerësimit dhe kontrollit të biznesit, në sektorin e të ardhurave, në drejtorinë e integrimit dhe zhvillimit ekonomik dhe social

 

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, është:

 

  1. Taulant Dedaj

 

 

 

  1. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 12.03.2021 ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.
  2. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 12.03.2021 ora 13:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.
  3. Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike/Juridike/Natyrore/Shoqërore” niveli minimal i diplomës “Bachelor”

     

    • Koordinator i transparencës dhe konsultimit publik, në sektorin e burimeve njerëzore dhe informacionit, në drejtorinë e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse

     

    Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,

    Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, është:

     

    1. Erind Habili

     

     

     

    • Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 12.03.2021 ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.
    • Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 12.03.2021 ora 13:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.
      • Drejtor i drejtorisë së shërbimeve publike dhe të mirëmbajtjes, në drejtorinë e shërbimeve publike dhe mirëmbajtjes

       

      Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018,

      Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

       

      • Nuk kishte asnjë kërkesë për lëvizjen paralele, për vendin e lirë: Drejtor i drejtorisë së shërbimeve publike dhe të mirëmbajtjes, në drejtorinë e shërbimeve publike dhe mirëmbajtjes.
      • Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë.