Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar , ligjit 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 11, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shpall konkurimin për pozicionet vakante, si më poshtë:
- Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Kavajë
Përgjegjës Sektori (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Jurist, Kategoria: III-b. Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.
Specialist (2), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
Specialist (2), në profilin, jurist Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
- Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Elbasan
Specialist (1), në profilin:Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë, Kategoria:IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
Specialist (1), në profilin: jurist Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
- Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Fier
Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Jurist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
Specialist (1), në profilin: Jurist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
- Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Pogradec
Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Jurist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
Specialist (3), në profilet, jurist Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
- Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Sarandë
Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
Specialist (2), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Jurist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
Specialist (1), në profilin: jurist Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
- Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Tepelenë
Specialist (2), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeologji, Gjeoinformatikë, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
Specialist (2), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Jurist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
- Në Drejtorinë Vendore të ASHK-së Kukës
Specialist (3), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Jurist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë; Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
- Në Zyrën Vendore të ASHK-së Malësi e Madhe
Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
- Në Zyrën Vendore të ASHK-së Tropojë:
Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Jurist, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
- Në Zyrën Vendore të ASHK-së Bulqizë
Specialist (1) në profilin: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Jurist; Kategoria: IV-b, Niveli minimal i diplomës “Bachelor”
- Në Zyrën Vendore të ASHK-së Kolonjë:
Specialist (1), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë, Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
- Në Zyrën Vendore të ASHK-së Skrapar:
Specialist (1), në profilin: jurist Kategoria: IV-b. Niveli minimal i diplomës “Bachelor”.
- Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:
- Për pozicionet “Specialist” duhet të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë, nivelit minimal “Bachelor”, në profilin e kërkuar dhe, të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
- Për pozicionet “Përgjegjës Sektori”, duhet të zotërojnë diplomë të nivelit minimal “Master Shkencor”, në profilin e kërkuar, (Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë) dhe, të kenë të paktën 2 (dy) vite punë në profesion.
- Të mos kenë masë largim nga puna në fuqi.
- Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin, si më poshtë:
- Kërkesë/letër interesi, për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati.
- Jetëshkrim (CV)
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor kur kërkohet Diploma Master Shkencor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Çertifikatë familjare
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore,
- Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces në proces hetimi),
- Vërtetim nga gjykata (që nuk është në proces gjyqësor).
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore/ Formular i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore
- Referenca (vleresime) të punëdhënësve të mëparshëm
- Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “g”, “h”, “i” dhe “j” duhet të jetë lëshuar jo më parë se 3 muaj nga momenti i aplikimit.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-t ose në adresën elektronike të ASHK-t punesime@ashk.gov.al
Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithe dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht, të drejtën e vijimit të fazave të konkurimit.
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 04.03.2021.
- Shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave.
Në datën 09.03.2021, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), si dhe nëpërmjet publikimit në ambientet e Drejtorisë Vendore përkatëse, të informacioneve në lidhje me listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret, fazat e testimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
- Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim
:
- Kandidatët do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:
Kushtetutën e RSH; Ligji nr. 111/2018 “Për Kadastrën”; Ligji 20/20 datë 05.03.2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH”; aktet nënligjore në zbatim të Ligjit 111/2018 dhe 20/20; Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, Ligji Nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar; Ligji nr. 8744 datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar. i ndryshuar; Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i RSH”; Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i RSH”, i ndryshuar. (Dispozitat mbi pronësinë); Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i RSH”, i ndryshuar; Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”; Ligji nr. 9887, datë 10/03/2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar; Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës më administratën publike”, i ndryshuar; Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me fushën përkatëse.
Vlerësimi i kandidatëve
Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do ti nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim, në lidhje me:
a – Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b – Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 30 pikë
Gjatë intervistës do të vlerësohen në lidhje me: Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionet për të cilat aplikojnë; Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën).
c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë.
Kanë të drejtë të marrin pjesë në intervistën e strukturuar me gojë kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim gjysmën e pikëve (20 pikë)
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK, Rr. “Dora D’Istria”, Nr.2, Tiranë. Kandidatët që kualifikohen të marrin pjesë në intervistën me gojë do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve (nëpërmjet adresës së e-mail) mbi datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
- Shpallja e rezultateve të konkurimit
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur ne dokumentacionin e aplikimit).
Kandidati që merr më pak se 50 pikë në total nuk konsiderohet i suksesshëm.