Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 pika 5 dhe nenit 23, pika 1 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut III “ Komiteti i Përhershëm i Pranimit për nivel ekzekutiv” pika 3 dhe Kreut IV “ Konkurimi”, pika 12, 14 dhe pika 22, në përfundimin e procedurës të testimit me shkrim, vlerësimit të CV, intervistës të strukturuar me gojë dhe periudhës ankimore, për konkursin “specialist”, në Shërbimin e Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe, Komiteti i Përhershëm i Pranimit shpalli kandidatin fitues si më poshtë:
- Bojan Goxheri me 75 pikë.
-
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe atë të mesme drejtuese” Kreu III, pika 36, Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë , në përfundimin e procedurës të testimit me shkrim, vlerësimit të CV, intervistës të strukturuar me gojë dhe periudhës ankimore, për konkursin “këshilltar” pranë Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit, Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë shpalli kandidatët fitues si më poshtë:
1.Ina Jano me 79 pikë