Në zbatim të Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, Ligjit nr.15/2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të Këshilli të Ministrave nr.554, datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.11, datë 3.3.2020 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarinë e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional” pikës 7 të nenit 34, Urdhërit të Kryeministrit nr.172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar me Urdhërin nr.107, datë 13.08.2020 ,
Anulojmë shkresën nr. 170/1 prot, datë 27.01.2021 “Njoftim për shpallje të lëvizjes paralele” të AKPA-s, për arsye se nga komunikimi verbal dhe sqarimi i drejtorit të Shkollës së Mesme Profesionale “Beqir Çela” Durrës, rezultoi se shkresa me nr. 17 prot., datë 19.01.2021, e Shkollës së Mesme Profesionale “Beqir Çela” Durrës ”Njoftim për vend të lirë punë” , protokolluar pranë AKPA me nr. 170 prot., datë 21.01.2021, nuk është njoftim për vend të lirë pune por informacion mbi mbylljen e procedurës të vendit vakant për një mësimdhënës i formimit praktik në drejtimin Elektronikë e Integruar me Elektronikën.
PER ME TEPER SHKRESA BASHKENGJITUR