Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për proçedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 111, datë 29.09.2020 për:
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit Juridik: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi. Konkurrimi është i hapur vetëm për nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese të Shërbimit Civil.
Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurimin, kandidatët:
- Flavio Xhuveli
- Vili Vreoni
Testimi për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 25.02.2021, ora 10.00.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komisioni i Brendshëm për lëvizje paralele, në përfundim të procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve fitues përkatësisht;
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Auditues në në Departament Auditimi.-Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Administrim Biznesi.
Plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidati:
- Alfons Bushaj
Intervista me gojë do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 18.02.2021, ora 10.00.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 3 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.