Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara Vend i lire pune

  1. Bashkelidhur gjeni Kriteret e punesimit dhe Detyrat funksionale per pozicionin e shpallur ne Agjencine tone per “Specialist” Sektori i investimeve”,

    te shpallur nga data 29.01.2021 deri me 08.02.2021.

  2. Cv-të  duhet të jenë në​ formatin  europass, me foto. Cv-të e kandidatëve që do të aplikojnë të dërgohen në adresën zyrtare të ADISA-s:  kandidate@adisa.gov.al.
  3. Detyrat Specialistit janë:
  • Asiston në realizimin e projekt-ideve të kërkuara, projekteve të zbatimit (paraprake) dhe të punimeve në kohën e duhur me cilësinë e kërkuar dhe duke plotësuar dokumentacionin e nevojshëm teknik dhe ekonomik;
  • Ndjek dhe asiston zbatimin e programeve të investimeve në zhvillimin e infrastrukturës në kuadër të planit të shtrirjes së ADISA-s në territor;
  • Asiston dhe evidenton problemet që dalin gjatë zbatimit të punimeve;
  • Përgatit dhe përditëson relacione dhe dokumente të nevojshme për institucionet që do të marrin pjesë për zgjidhjen e tyre, asiston në kryerjen e analizimit të nevojave reale për rikonstruksione apo investime të reja të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të ofrimit të shërbimeve publike në të gjitha qendrat e Integruara ADISA;
  • Punon për rritjen dhe kualifikimin e tij profesional në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke synuar sjelljen e risive në punën e tyre të përditshme;
  • Zbaton detyrat e ngarkuara sipas rregulloreve në fuqi si dhe planeve të punës të miratuara nga drejtori përkatës;
  • Informon eprorin direkt mbi rezultatet e punëve në vazhdimësi dhe mbi vështirësitë e hasura në lidhje me to;
  • Ka detyrimin të përmbushë çdo urdhër apo detyrë tjetër (me shkrim dhe verbal) të eprorëve.

 

  1. Kriteret e punësimit të Specialistit janë:
  • Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë diplomë Bachelor ose Master Profesional në Shkenca inxhinierike/ekonomike/juridike/shoqërore;
  • Njohuri nga Kodi i Procedurave Administrative;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr. 13/2016 datë 18.02.2016 “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar;
  • Njohuri mbi Strategjitë dhe Prioritetet e programit të Qeverisë Shqiptare, të cilat kanë ndikim direkt në rolin publik të Institucionit;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike;
  • Të njohë një nga gjuhët e BE (avantazh përbën gjuha angleze);
  • Do të ketë prioritet në vlerësimin e kandidaturave personat që kanë mbi 1 (një) vit eksperiencë pune në pozicione të ngjashme/ekuivalente.