Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist jurist”, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 06.01.2021 nuk është paraqitur asnjë kandidatë.
Kjo procedurë mbyllet pa kandidatë.
Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “Pranimi në shërbimin Civil”.
Lista e vlerësimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën, “ngritja në detyrë” për pozicionin “këshilltar”, në Shërbimin e Përafrimit të Legjslacionit.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, Kreu III “ Ngritja në detyrë” pika 22, 23, për konkursin “këshilltar”, në Shërbimin e Përafrimit të Legjslacionit, me procedurën “Ngritja në detyrë” po publikojmë listën me kandidatët që do të testohen për këtë pozicion.
Lista e vlerësimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me proçedurën, “ngritja në detyrë” për pozicionin “këshilltar”, në Shërbimin e Përafrimit të Legjslacionit është si më poshtë;
- Ina Jano
- Salvator Gjeçaj